Nora Gjakova sot në Grand Slamin e Bakus, në kërkim të medaljes tjetër

  • S.A /
  • 04 November 2022 - 09:16
Nora Gjakova  sot në Grand Slamin e Bakus, në kërkim të medaljes tjetër

Nora Gjakova do të garojë sot në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kampionia olimpike do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo ka kaluar pa luftë në raundin e parë, teksa në të dytin do të përballet me xhudisten gjermane, Seija Ballhaus.

Në këtë Grand Slam nga Kosova do të garojë edhe Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Kuka do të ndeshet të dielën.

(Kosova Sot Online )