Messi frikëson Argjentinën dy javë para fillimit të Kupës së Botës, konfirmohet mungesa e tij për nesër

  • E.K /
  • 05 November 2022 - 17:53
Messi frikëson Argjentinën dy javë para fillimit të Kupës së Botës, konfirmohet mungesa e tij për nesër

Lionel Messi do t’i mungojë Paris Saint-Germainit në ndeshjen e radhës në Ligue 1, në udhëtim kundër Lorientit.

Klubi parisien ka njoftuar se argjentinasi do të mungojë në këtë ndeshje, si masë paraprake për shkak të një lëndimi rreth tendinit të akilit.

Mungesa e nesërme e 35-vjeçarit ka shkaktuar frikë te Kombëtarja e Argjentinës, pasi kanë mbetur edhe 2 javë deri te fillimi i Kupës së Botës “Katar 2022”.

Megjithatë, Messi pritet se do të rikthehet në stërvitje javën tjetër për një ndeshje të mbetur të PSG-së, kundër Auxerre.

PSG-ja gjithashtu konfirmoi edhe mungesat e Keylor Navasit, Presnel Kimpembes dhe Fabian Ruizit, të cilët gjithashtu janë të lënduar.

Ndryshe, ndeshja mes Lorientit dhe Paris Saint-Germainit do të zhvillohet të dielën, nga ora 13:00. 

(Kosova Sot Online)