Kuka ka arritur me sukses që të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit

  • a.p /
  • 06 November 2022 - 10:13
 Kuka ka arritur me sukses që të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit

Loriana Kuka ka arritur me sukses që të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare në raundin e dytë e eliminoi me IPPON gjermanen Teresa Zenker

Në çerekfinale, Kuka do të ketë punë me xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.

Kujtojmë që raundin e parë, Loriana e kaloi pa luftë.

(Kosova Sot Online)