Ja cili është formacioni me futbollistët më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 07 November 2022 - 08:22
Ja cili  është formacioni me futbollistët më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës

Janë  vetëm  edhe dy javë  në pritje deri te fillimi i Kupës së Botës, që këtë vit do të zhvillohet në Katar, ndërsa  tashmë dihet se ndeshja hapëse që do të zhvillohet më 20 nëntor, është ajo mes Katarit si nikoqir dhe  Ekuadorit.  Përndryshe finalja e madhe është e caktuar që të zhvillohet me darën 18 dhjetor.

Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve, “Transfermarkt”, i ka bërë publike   formacionet me futbollistët më të shtrenjtë, që pritet t’i shohim në aksion në Kupën e Botës.

Kylian Mbappe vlerësohet si më i shtrenjti në treg me 160 milionë euro. Pas tij renditet Vinicius Junior me 150 milionë euro.

Phil Foden me 110 milionë euro është futbollisti tjetër që vlerësohet në treg me mbi 100 milionë.

Vlen të theksohet se yjet si Lionel Messi, Cristiano Ronalo dhe Neymar nuk janë pjesë e këtij formacioni.

Vlera totale e këtij formacioni është 985 milionë euro.

Ekipet kombëtare të futbollistëve të përfshirë në këtë formacion janë të kualifikuar, teksa mbetet të shihet nëse të gjithë ata do të luajnë. Gjithçka varet nga lëndimet  e mundëshme dhe ftesa e përzgjedhëseve. 

Image

(Kosova Sot Online )