
Lexoni edhe:
Sfida e re për kosovarët, Bad News Eagles do të përballet me ekipin e lojtarit më të mirë të botës Na’Vi në ndeshjen e radhës në Brazil
Raphinha ështe futbollisti brazilian i cili e ka shënuar veç një gol që kur iu bashkua gjigantit katalunas gjatë verës. Ish-futbollisti i Leeds Unitedit u konsideruar njëri prej përforcimeve më të mëdhenj të “Blaugrana”, të cilët festuan pasi ia arritën t’ia merrnin nga duart lojtarin Chelseat. Lojtari anësor shkëlqeu në fazën përgatitore me Barçën, por më pas e pati një rënie të formës dhe nuk po e gjen assesi veten në “Camp Nou”. Në 17 ndeshje në të gjitha garat, 25 vjeçari e realizoi vetmë një gol, atë të dy muajve më parë kundër Sevillas. Ai i ka bërë katër asistime, por po has në vështirësi për t’u ambientuar në ekipin e ri. Raphinhas madje tash po i rrezikohet edhe pozita e titullarit. Përfaqësuesi brazilian e pranon se nuk është i lumtur dhe i kënaqur me kontributin, por insiston se po e kalon fazën e adaptimit në klubin e ri.
“Në nivelin individual, është paksa e vështirë. Pasi jam sulmues, më pëlqen të shënoj dhe të asistoj. E kam shënuar veç një gol. Kjo është e dhimbshme, ta shënosh veç një gol është një gjë e komplikuar. Por, shokët e skuadrës po më ndihmojnë dhe po punoj fort në mënyrë që ky adaptim të arrijë sa më shpejt të jetë e mundshme”, vazhdoi ai.
Ai ndihet i lumtur që punon me trajnerin Xavi Hernandez, ndërsa po mundohet ta bëjë në fushën e blertë atë që po ia thotë legjenda katalunase. Edhe pse Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, Raphinha është optimist se ai me shokë do të fitojnë trofe këtë sezon.
(Kosova Sot Online )