Sfida e re për kosovarët, Bad News Eagles do të përballet me ekipin e lojtarit më të mirë të botës Na’Vi në ndeshjen e radhës në Brazil

  • S.A /
  • 07 November 2022 - 10:46
Sfida e re për kosovarët, Bad News Eagles do të përballet me ekipin e lojtarit më të mirë të botës Na’Vi në ndeshjen e radhës në Brazil

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka shënuar fitore historike ditën e djeshme në turneun IEM Rio Major në Brazil, ku eliminuan ekipin më të mirë të botës FaZe.

Tani në ndeshjen tjetër eliminuese ekipi Bad News Eagles do të përballet me ekipin ukrainas Na’Vi në formatin ‘Bo3’.

Na’Vi për momentin renditet në vendin e katërt në ranglistën botërore të CS:GO dhe pjesë e këtij ekipi është lojtari më i mirë në botë ‘s1mple’.

Ekipi ukrainas pas eliminimit të ekipit FaZe nga Bad News Eagles, kanë reaguar në rrjetet sociale, si në shaka duke u lutur që mos ta kenë fatin e njëjtë.

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve do të zhvillohet sot (e hënë) duke filluar nga ora 15:00, ku konkurrenca për të mbetur gjallë në turne është më e madhe se kurrë.

Ndeshjen mund ta shikoni në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch, si dhe në kanale të streamerave shqiptar me komentim në shqip.

(Kosova Sot Online )