Kombëtarja e Zvicres përforcohet me tre shqiptarë për Kampionatin Botëror

  • 09 November 2022 - 11:41
Kombëtarja e Zvicres përforcohet me  tre shqiptarë për  Kampionatin Botëror

Tre futbollist shqiptar do të luajnë per ekipin e Zvicres në këtë Kampionat Botëror. Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës.

Në mesin e 26 futbollistëve të ftuar i shohim edhe emrat e tre shqiptarëve: të zakonshmit Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, ndërsa s’kishte vend për Andi Zeqirin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Xhaka me shokë do ta nisin eksperiencën në “Katar 2022” me ndeshjen ndaj Kamerunit, më 24 nëntor, kurse duelin special me Serbinë do ta zhvillojnë më 2 dhjetor, e paraprakisht me Brazilin, më 28 nëntor.

(Kosova Sot Online )

Image