Arteta i zemëruar, paralajmëron bordin e Arsenalit pas eliminimit nga Kupa

  • S.A /
  • 10 November 2022 - 09:46
Arteta i zemëruar, paralajmëron bordin e Arsenalit pas eliminimit nga Kupa

 Mikel Arteta, menaxheri i  ekipit të Arsenalit, e ka pranuar se skuadra   është “shumë, shumë e shkurtër” pasi humbën ndaj Brighton të mërkurën mbrëma dhe u eliminuan nga Carabao Cup.Topçinjtë u mundën në ndeshjen e raundit të tretë  duke humbur 3-1 në Emirates Stadium. Me ish-topçiun Danny Welbeck që hyri në listën e golashënuesve, Arteta mbeti të ankohej për mungesën e thellësisë së skuadrës në dispozicion të tij.

“Ne e dimë se ku jemi për momentin. E dimë gjithashtu se kemi lëndime të caktuara, dhe skuadra është shumë, shumë e shkurtër”, ka thënë fillimisht Arteta pas ndeshjes për gazetarët. “Ne jemi përpjekur ta menaxhojmë atë në situatën më të mirë të mundshme. Është e njëjta gjë kur fitojmë një ndeshje futbolli, kështu që nuk ka justifikime”.

“Është e njëjta skuadër si kur fitojmë. Unë kam thënë që në ditën e parë që kemi një skuadër të shkurtër sepse në fund kemi lënë disa lojtarë të largohen. Është ajo që kemi”.

“Nëse të gjithë janë në dispozicion dhe askush nuk lëndohet, ne jemi në rregull, por në momentin që lëndohet dikush, ne e dimë se çfarë është. Nuk është asgjë e re. Mendoj se e thashë ditën e parë pas afatit kalimtar”.

Arteta komentoi edhe për afatin kalimtar të janarit:

“Ky është një afat që hapet dhe ne do të duhet të diskutojmë mundësitë që kemi, kapacitetin që kemi për çdo ndryshim dhe të jemi në treg për mundësi sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e fundit para Kupës së Botës. Pra, janë shumë opsione që janë të hapura”, përfundoi trajneri i Arsenalit, transmeton "Kosova Sot Online .

(Kosova Sot Online )