Ylli francez me kontratë e re dhe me pagë katër herë më të lartë

  • S.A /
  • 10 November 2022 - 14:42
Ylli francez  me kontratë e re dhe me pagë katër herë më të lartë

Futbollisti francez Pierre Kalulu është njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Milanit në repartin defensivë. Mbrojtësi i talentuar francez iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2020 nga Lyon si një futbollist perspektiv. Por me kalimin e kohës Kalulu është bërë ndër futbollistët më të rëndësishëm të Milanit dhe një titullar i padiskutueshëm.

Kontrata e francezit me Rossonerët skadon në verën e vitit 2025, derisa ka një marrëveshje për kontratën e re për dy vite të tjera. Fabrizio Romano ka njoftuar se ka një marrëveshje mes palëve për një kontratë deri në verën vitit 2027. Me kontratën e re Kalulu është shpërblyer edhe me një pagë më të lartë, në fakt katër herë më të lartë se sa fiton aktualisht. 22-vjeçari aktualisht fiton 600 mijë euro në sezon, derisa me kontratën e re do të fitojë 2,4 milionë euro në vit. Marrëveshja mes palëve tanimë ekziston dhe zyrtarizimi i saj pritet të bëhet gjatë javëve të ardhshme.

(Kosova Sot Online )