Erling Haaland po përgaditet për një befasi të re, ja pse ka vendosur ta mëson spanjishten!

  • S.A /
  • 10 November 2022 - 14:57
Erling Haaland po përgaditet për një befasi të re, ja pse ka vendosur ta  mëson spanjishten!

Që kur u transferua nga Borussia Dortmundi,  në verën që shkoi,  sulmuesi norvegjez Erling Haaland është duke shkëlqyer në kampionatin anglez. Ai e ka marrë në dorë sulmin e Manchester Cityt, i cili edhe këtë sezon është në garë për titull të kampionit në Angli. Krahas “Citizens”, ish-futbollisti i Salzburgut kishte ofertë edhe nga Real Madridi, por në fund e preferoi ish-klubin e babait të tij, raporton "Kosova Sot Online ".

Sidoqoftë, mediat spanjolle raportojnë se gjiganti i sulmit ka nisur ta mësojë spanjishten që kur ka arritur në Manchester City. Mediumi “Mundo Deportivo” raporton se 22 vjeçari po lidhet me një transferim të mundshëm në Real Madrid dhe për këtë po përgatitet qysh tash, duke e mësuar gjuhën spanjishte. Sidoqoftë, futbollisti norvegjez fillimisht e ka ndërmend ta bëjë një eksperiencë të suksesshme në “Etihad Stadium”, ku i ka realizuar 18 gola në 12 ndeshje me Man City.

(Kosova Sot Online )