Statistikat e kosovarit Vedat Muriqit me shifrat më të larta në mesin e yjeve të futbollit evropian

  • S.A /
  • 10 November 2022 - 15:36
Statistikat e kosovarit  Vedat Muriqit  me shifrat më të larta  në mesin e yjeve të futbollit evropian

Sukseset e futbollistit kosovar Vedat Muriqi nuk kanë të ndalur. Ai është futur në mesin e yjeve të futbollit evropian dhe po vazhdon shkëlqimin. Sulmuesi kosovar e realizoi mbrëmë golin e 8-të në 12 ndeshje sa i ka luajtur në La Liga këtë sezon. 28 vjeçari ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit dhe ka statistika të jashtëzakonshme, raporton "Kosova Sot Online ". Vedat Muriqi nuk ka të ndalur.

Sulmuesi kosovar po vazhdon t’i mahnisë të gjithë me paraqitjet e tij impresionuese. “Pirati” nga Kosova ishte vendimtar edhe në ndeshjen e fundit të Mallorcas. 28 vjeçari e realizoi golin e fitores ndaj Atletico Madridit.Falë këtij trepikëshi, Mallorca u ngrit në pozitën e 10-të në tabelë. Muriqi, nga ana e tij, ka statistika të jashtëzakonshme deri tash në sezonin 2022/23. Prizrenasi e gjeti golin e tetë sezonal nga 12 ndeshje sa i ka luajtur. Siç dihet, ai mungoi në dy duele të tjera shkaku i suspendimit. Ish-futbollisti i Lazios i ka lënë prapa me gola yjet si Benzema, Vinicius, Griezmann, Cavani e Morata. Ai e ka përpara veç Lewandowskin, në listën e realizatorëve më të mirë të ligës spanjolle. Më saktësisht, Muriqi e ka një mesatare prej 0,66 golash për ndeshje, derisa i ka në këmbët e tij rreth 85 minuta lojë për ndeshje. Ndër të tjera, Muriqi i ka shënuar mbi 60 për qind të golave të krejt ekipit të Mallorcas, i cili i numëron 13 gola. Përfaqësuesi kosovar nuk është ndalur me kaq. Ai është lojtari i vetëm në pesë ligat më të forta evropiane që ka shënuar gol në pesë ndeshjet e fundit radhazi. Ky pa dyshim është një vit magjik për Muriqin. Nëse ia shtojmë 8 golave të sezonit aktual edhe 5 të tjera të shënuar në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, i bie që prizrenasi i ka realizuar 13 gola në këtë vit kalendarik. Gjithashtu, i ka bërë edhe 4 asistime. Pra, viti 2022 është njëri prej më të mirëve në karrierë të Muriqit.

(Kosova Sot Online )