Ky është futbollisti që nuk puet fare, i bën vetës edhe një dhuratë në shtëpinë e tij

  • S.A /
  • 10 November 2022 - 16:54
Ky është futbollisti  që nuk puet fare,  i bën vetës edhe një dhuratë në shtëpinë e tij

Ylli i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko ka fituar porositur një pikturë mural gjigant të vetvetes së tij në shtëpi, me të cilin krenohet, me ukrainasin që duket se ka qenë një fans i Arsenalit që në fëmijëri

Lojtari 25 vjeçar, i cili luan në disa pozita të fushës dhe u transferua të skuadra e Emirates Stadium nga Manchester City gjatë verës, është duke i pëlqyer shumë jeta në Londrën Veriore, me skuadrën e Mikel Artetas që është në vendin e parë në Premier Ligë.

Zinchenko ka shkuar edhe më larg saqë ka porositur një pikturë të madhe gjigante të tij me fanellën e Arsenalit me të cilën ka dekoruar muret e shtëpisë së tij.

Zinchenko deri me tani ka tetë paraqitje për Arsenalit, duke luajtur edhe si mbrojtës i majtë por edhe në mesfushë dhe përvoja e tij dhe mentaliteti prej fituesi po i hynë në punë Artetës.

Topxhinjtë kanë vetëm edhe një ndeshje për të luajtur para pushimit të Botëror, me ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën kundër Wolves në stadiumin Molineux.

( Kosova Sot Online )