Ronaldo para një vendimi tepër të madh, ja çka po pret Real Valladolidin

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 09:37
Ronaldo para një vendimi tepër të madh,  ja çka po  pret Real Valladolidin

 Ronaldo Nazario i cili është edhe pronar i Real Valladolidit, biznesmen dhe ish-futbollist i jashtëzakonshëm, po mendon të shesë shumicën e aksioneve të tij në klub. Në vitin 2018, braziliani bleu 51% të aksioneve të klubit për 30 milionë euro dhe më pas rriti pronësinë e tij me 21% të aksioneve të tjera një vit më vonë, transmeton "Kosova Sot Online". Megjithatë, Ronaldo tani është i hapur për të shitur shumicën e aksioneve, sipas “Relevo”.

Ai thuhet se po mendon të kthehet në Brazil dhe planifikon ta bëjë këtë pas dy vitesh, në mënyrë që të jetë më afër fëmijëve të tij. Por, ish-sulmuesi i njohur gjithashtu ka shumicën e aksioneve te klubi nga vendi i tij, Cruzeiro.

Buxheti i klubi të Real Valladolidit është rritur shumë, më shumë se dyfishi, prej kohës kur 46-vjeçari mori udhëheqjen. Kjo mund të nënkuptoj që ai të kërkojë më shumë para për shitjen e aksioneve. Ai shpenzoi edhe 7 milionë për rikonstruksionin e stadiumit. Dy herë fituesi i “Topit të Artë” gjithashtu thuhet se është i interesuar që aksionet t’i shesë vetëm te dikush ku përfiton klubi. Ndryshe, Real Valladolidi renditet në pozitën e 12-të në tabelë me 17 pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online )