"Dardanët” kërkojnë fitore para dy ndeshjeve miqësore

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 11:14

 Kombëtarja e Kosovës gjendet në finale të përgaditjes për sfidat qëe presin gjatë muajit nëntor, kur do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore.

Kosova miqësoren e parë do ta luajë kundër Armenisë, më 16 nëntor, derisa më pas do të përballet me Ishujt Faroe, më 19 nëntor, raporton "Kosova Sot Online ".

Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Edhe fansat vendas, "Dardanët” kanë njoftuar se janë duke u bërë gati, teksa kanë kërkuar që të respektohen këto ndeshje nga futbollistët dhe jo të luajnë siç thonë ata “sa për sy e faqe”, pra duan fitore.

Tifogrupi kosovar gjithashtu bëri të ditur se biletat për sektorin ku ata qëndrojnë shpërndahen nga ata.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Jemi duke u bërë gati për dy miqësoret që na presin në këtë muaj kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.  Presim që të respektohen këto ndeshje nga lojtarët, për t’na dhuruar paraqitje të kënaqshme e jo sa për sy e faqe vetëm pse ato janë miqësore.  Ju bëjmë me dije se biletat e dalura në shitje për ndeshjen kundër Armenisë u takojnë sektorëve tjerë të stadiumit, e jo atij që mbushet nga ne.  Si gjithmonë, biletat që na takojnë neve si tifogrup i shpërndajmë vet për anëtarët tanë. Në koordinim me përgjegjësit nëpër qendrat e qyteteve të mëdha do të bëhet edhe kjo shpërndarje biletash.  Për hollësitë do t’i njoftojmë anëtarët tanë shumë shpejt. 

Besa, besë”.

(Kosova Sot Online )