Kombëtarja e Kosovës publikon listën me futbollistët e ftuar për miqësoret e nëntorit

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 15:43
Kombëtarja e Kosovës publikon listën me futbollistët e ftuar për miqësoret e nëntorit

Selektori i kombëtares kosovare Alain Giresse, e ka  publikuar  listën me futbollistët e ftuar për miqësoret e nëntorit. Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit nëntor do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore. Kosova miqësoren e parë do ta luajë kundër Armenisë, më 16 nëntor, derisa më pas do të përballet me Ishujt Faroe, më 19 nëntor. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton "Kosova Sot Online". Tashmë është zbuluar edhe lista me futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi, Alain Giresse.

Ilir Krasniqi (Llapi), Lindon Emërllahu (Ballkani), Lumbardh Dellova (Ballkani) dhe Muharrem Jashari (Drita) janë të ftuarit nga elita e futbollit kosovar. Jozef Pukaj, Jetmir Haliti, Uran Bislimi, Agon Sadiku dhe Arianit Ferati janë emrat e rinj të ftuar për herë të parë te “Dardanët”. Giresse publikon listën me futbollistët e ftuar për miqësoret e nëntorit. Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit nëntor do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore. Kosova miqësoren e parë do ta luajë kundër Armenisë, më 16 nëntor, derisa më pas do të përballet me Ishujt Faroe, më 19 nëntor. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Tashmë është zbuluar edhe lista me futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi, Alain Giresse. Ilir Krasniqi (Llapi), Lindon Emërllahu (Ballkani), Lumbardh Dellova (Ballkani) dhe Muharrem Jashari (Drita) janë të ftuarit nga elita e futbollit kosovar. Jozef Pukaj, Jetmir Haliti, Uran Bislimi, Agon Sadiku dhe Arianit Ferati janë emrat e rinj të ftuar për herë të parë te “Dardanët”. Stërvitja e parë e Kosovës është paraparë të mbahet të hënën, në orën 18:30, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot Online )