Ndeshja Trepça – Rahoveci e hapin javën e 10-të në Superligën e Kosovës në basketboll

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 09:50
Ndeshja Trepça – Rahoveci e hapin  javën  e 10-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Java e dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll fillon nis sot me  takimin e  parë dhe i të vetëm të së shtunës që zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Rahovecit, transmeton "Kosova Sot Online .

Skuadra mitrovicase ka pesë fitore e tri humbje, ndërsa ajo rahovevase është në krizë me një fitore e tetë humbje radhazi.

Fitorja është e vlefshme për të dy skuadrat që kanë ambicie të kundërta në këtë edicion.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori”, nga ora 19:00. 

(Kosova Sot Online )