Klubi anglez po planifikon transferimin e Nachos dhe Diazit në fillim të janarit

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 10:15
Klubi anglez po planifikon transferimin e Nachos dhe Diazit në fillim të janarit

Trajneri i ri i Wolves, Julen Lopetegui, planifikon transferimin e dy futbollistëve të Real Madridit gjatë afatit kalimtar të janarit. Trajneri  sapnjoll ra dakord për një marrëveshje,  për të zëvendësuar Bruno Lage, duke nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Sipas raportimeve nga “Estadio Deportivo”, Wolvesi mund të bëjë ofertë për dyshen e “Los Blancos”, Nacho Fernandez dhe Mariano Diaz. Lopetegui është i vendosur për të bërë disa përforcime për të arritur objektivat me “Ujqërit”.Të dy lojtarëve u skadon kontrata në fund të 2022/23 dhe këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë ish-trajneri i Real Madridit. Klubi spanjoll thuhet se është i gatshëm të lejojë largimin e Diazit, por jo edhe të Nachos, i cili vlerësohet si një futbollist i rëndësishëm nga Carlo Ancelotti. 

(Kosova Sot Online )