Xhaka pë Arsenalin : Ndihem si në shtëpinë time, jam krenar që arrita 200 ndeshje në Premierligë me një klub të mrekullueshëm

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 15:17
Xhaka pë Arsenalin : Ndihem si në shtëpinë time, jam krenar që arrita 200 ndeshje në Premierligë me një klub të mrekullueshëm

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka,  u bë lojtari i 17-të i Arsenalit që arriti shifrën e 200 paraqitjeve me Arsenalin në Premierligë në fund të tetorit.

Paraqitjen e tij të 200-të në elitën e futbollit anglez e regjistroi më 30 tetor, në fitoren 5:0 kundër Nottingham Forestit, transmeton "Kosova Sot Online" .Për këtë Xhaka është nderuar me një dhuratë së fundmi nga klubi, të cilën e pranoi nga drejtori, Edu, gjatë seancës stërvitore.

“Dyqind ndeshje në Premierligë për këtë klub të mrekullueshëm futbolli më bëjnë krenar”, tha 30-vjeçari për faqen zyrtare të klubit. “Më bën krenar për veten time, për shokët e skuadrës dhe për stafin që kam pasur në shtatë vitet e fundit. Nuk është e zakonshme të bësh 200 ndeshje për një klub si ky, gjithmonë them se dua t’i kthej diçka. Ndihem gjithashtu si në shtëpi, kështu që shpresoj se do të ketë më shumë”, shtoi reprezentuesi i Zvicrës. “Dyqind ndeshje, këtë nuk mund ta arrish nga sot, nesër. Duhet shumë punë, shumë disiplinë dhe shumë njerëz janë përfshirë rreth meje gjatë shtatë viteve të fundit dhe në fund, është punë e vështirë”, deklaroi Xhaka. 

(Kosova Sot Online )