Juve kërkon të joshë Marquinhos larg PSG-së

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 09:37
Juve kërkon të joshë Marquinhos larg PSG-së

Juventusi po kërkon të bëjë një lëvizje surprizë për mbrojtësin e PSG-së, Marquinhos, për të forcuar mbrojtjen e tyre.

Sipas raportit, Marquinhos do ta konsiderojë të plotë historinë e tij në PSG nëse Les Parisiens janë në gjendje të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë sezon,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.Me kontratën e tij që skadon në vitin 2024, Juventusi është i gatshëm të shpenzojë shumë për ta çuar brazilianin në Torino.

Corriere Dello Sport raporton se Juventusi është në kërkim të
një tjetër mesfushor në Serie-A. Zonja e Vjetër aktualisht është duke kërkuar nënshkrimin e Lewis Ferguson nga Bolonja. Mesfushori skocez ka qenë me ndikim tek kuqeblutë dhe po shikohet nga Juventusi në një lëvizje të bujshme të janarit.


(Kosova Sot Online)