Fati i Guardiolas në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 09:34
Fati i Guardiolas në Kupën e Botës

Pep Guardiola do ta shfrytëzojë pushimin e Kupës së Botës për ta konsideruar të ardhmen e tij me klubin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”.  Kontrata e trajnerit spanjoll do të skadojë në fund të sezonit dhe ai do të vendosë nëse do ta vazhdojë karrierën në krye të kampionit aktual të Premierligës apo jo.

Ish-trajneri i Barcelonës do të udhëtojë për në Abu Dhabi për t’u takuar me drejtuesit e klubit.

Atje, do t’i informojë ata për planet e së ardhmes së tij. Nën drejtimin e Guardiolës, “Citizens” kanë qenë dominues në futbollin anglez.

(Kosova Sot Online )