Paralajmëri i frikshëm i Odegaardit për rivalët e Arsenalit: Topxhinjtë kandidatët potencial për titull në Premier Ligë

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 16:36
Paralajmëri i frikshëm i Odegaardit për rivalët e Arsenalit: Topxhinjtë  kandidatët potencial për titull në Premier Ligë

Skuadra e MIkel Artetas e ka të garantuar vendin e parë deri pas Krishtlindjeve pas dje përfundoi pjesa e parë e kampionatit të Anglisë ku ata e përfunduan me 12 fitore dhe 37 pikë nga 14 ndeshje sa kanë luajtur deri me tani. Kjo është hera e parë që prej vitit 2007 që Arsenali e sheh vetën në këtë situatë, derisa ju duhet ta ktheni kohën pas, në kohën e “të pamposhturve” kur ishte hera e fundit që skuadra nga Londra Veriore fitoi titullin, transmeton "Kosova Sot Online".

“E kam thënë disa herë që ky klub ka nevojë të jetë në krye dhe të luftojë për trofe dhe do të luftojë për të qenë në krye. Kjo është ajo që ne dëshirojmë dhe natyrisht ne jemi në këtë moment. Por, është rrugë e gjatë për t’u bërë dhe ne do të rrimë të qetë, të punojmë shumë. Ne ende duhet të përmirësohemi dhe ne do të kthehemi edhe më të fortë dhe më të uritur pas këtij pushimi. Ne do të jemi të qetë. Ne e kemi thënë disa herë, është rrugë e gjatë deri në fund të sezonit. Janë disa skuadra të mira rreth nesh. Ne do ta luajmë çdo lojë si një finale, siç e themi shpesh dhe kjo është e tëra”, ka thënë Odegaard për ambiciet e skuadrës nga Emirates Stadium.

Mbrojtësit e titullit, Manchester City, mbesin sfiduesi më real i Arsenalit për momentin, derisa ata kanë pesë pikë më pak se ata, por edhe Necastle, Tottenham dhe vendi i pestë Manchester United besohet se ende janë në garë.

Arsenali mbetet e vetmja skuadër që ka shënuar në të gjitha ndeshjet  Premier Ligës këtë sezon, derisa ata po ashtu kanë pësuar më së paku gola (11) dhe kanë më së shumti ndeshje pa pësuar gol këtë sezon (7). Më saktë, Toxhinjtë kanë 7 ndeshje pa pësuar golë që i bie më shumë se sezonin e kaluar ku gjatë tërë vitit 2021/22 kishin arritur të ruajnë portën e paprekur. Topxhinjtë do të kthehen në fushë pas pushimit në Ditën e Boksit ku do të luajnë kundër rivalëve të tyre të Londrës, West Ham.

(Kosova Sot Online )