Vedat Muriqi i pa arritshëm nga rivalët, mbetet protagonist më i madh në La Liga

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 11:19
Vedat Muriqi i pa arritshëm nga rivalët, mbetet protagonist më i madh në La Liga

Futbollisti kosovar Vedat Muriqi,  është duke u kinsideruar  si protagonist  më i madh, madje lider  në La Liga. Sulmuesi kosovar ka shpërthyer në kampionatin spanjoll duke i realizuar 8 gola në 12 ndeshje, ndërsa e ka edhe një asistim, transmeton "Kosova Sot Online ". Lazio e shiti përfaqësuesin kosovar gjatë verës që shkoi, ndërsa tash mund t’ia shohë hairin atij.

 

Më saktësisht, Mallorca thuhet se ia ka vënë çmimin klauzolës së shkëputjes eventuale të kontratës së lojtarit prej 30 deri në 40 milionë euro. E nëse shitet Muriqi, “Biancocelesti” do t’i marrin 45% të të këtyre parave.

Pra, klubi italian shpreson që “Pirati” të shitet në janar ose në verën e ardhshme, në mënyrë që t’i përfitojë disa miliona. Në ditët e fundit po spekulohet se interesim për 28 vjeçarin kanë shfaqur klubet spanjolle, Sevilla dhe Villarreali, por edhe klubi anglez, Brighton. Muriqi ishte huazuar në Mallorca në pjesën e parë të vitit dhe kishte shkëlqyer me 5 gola dhe 3 asistime, duke e ndihmuar klubin ishullor të mbetet në La Liga. E tash, prizrenasi po e ndihmon Mallorcan me golat dhe me kontributin e tij dhe ky ekip aktualisht e sheh veten në pozitën e 10-të.

(Kosova Sot Online )