Lojtarët e Real Madridit shpërblehen me nga një veturë nga BMW-ja, ja kush e zgjodhi veturën më të shtrenjtë

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 16:21
Lojtarët e Real Madridit shpërblehen me nga një veturë nga BMW-ja, ja kush e zgjodhi  veturën më të shtrenjtë

Lojtarët dhe trajnerët e ekipeve të futbollit dhe basketbollit të Real Madridit kanë pranuar si dhuratë makinat sponsorizuese. Këto janë makinat elektrike të sponsorit të ri të klubit BMW, kështu që lojtarët dhe trajnerët e ekipeve të futbollit për meshkuj dhe femra dhe ekipi i basketbollit do të ulen tani e tutje pas timonit të modeleve BMW iX dhe BMW i4. BMW ka marrë sponsorizimin e Real Madridit nga Audi, i cili ka punuar me gjigantët madrilen për gati dy dekada. Bashkëpunimi, i cili zgjati që nga viti 2003, dyshohet se u ndërpre pasi klubi dhe marka e famshme e makinave nuk arritën të bien dakord për zgjatjen e kontratës. Edhe pse nuk janë publikuar të gjitha detajet e kontratës mes klubit dhe BMW-së, supozohet se vlera e saj është rreth 7.5 milionë euro në vit.

Çdo lojtar i Real Madridit kishte të drejtë të zgjidhte një nga katër opsionet elektrike të ofruara, dhe më pas ngjyrën e makinës së tij. Por, presidenti Florentino Perez ka zgjedhur veturën më të shtrenjtë të BMW-së, që kushton 137 mijë euro. Të tjerat ishin: BMW I4 M50: 76.500€,  BMW iX xDrive 40: 87.150€, BMW iX xDrive50: 103.537€ .

Bashkëpunimi, i cili zgjati që nga viti 2003, dyshohet se u ndërpre pasi klubi dhe marka e famshme e makinave nuk arritën të bien dakord për zgjatjen e kontratës. Edhe pse nuk janë publikuar të gjitha detajet e kontratës mes klubit dhe BMW-së, supozohet se vlera e saj është rreth 7.5 milionë euro në vit.

Çdo lojtar i Real Madridit kishte të drejtë të zgjidhte një nga katër opsionet elektrike të ofruara, dhe më pas ngjyrën e makinës së tij.

Por, presidenti Florentino Perez ka zgjedhur veturën më të shtrenjtë të BMW-së, që kushton 137 mijë euro. Të tjerat ishin: BMW I4 M50: 76.500€,  BMW iX xDrive 40: 87.150€, BMW iX xDrive50: 103.537€.

Image

(Kosova Sot Online )