Beckham nuk po mundet ra Ronaldon, e do në Miami

  • S.A /
  • 16 November 2022 - 11:29
Beckham nuk po mundet  ra  Ronaldon, e do  në Miami

David Beckham po dëshiron që ta transferojë yllin portugez  Cristiano Ronaldon në Inter Miami. Për këtë siguron mediumi britanik “Sky Sports”, përcjell “, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ylli portugez i ka prishur punët përfundimisht me Manchester Unitedin dhe do të largohet gjithsesi prej aty gjatë janarit. 37 vjeçari së fundmi e dha një intervistë shokuese për Pier Morgan, ku e akuzoi klubin anglez për tradhti ndaj tij dhe u shpreh se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag, i cili e ka kërkuar më pas largimin e lojtarit.

E tash, menaxheri i pesë herë fituesit të Topit të Artë, Jorge Mendes është duke shikuar për alternativa, ndërsa në ditët e fundit u përmend edhe emri i Bayern Munichut për të ardhmen e lojtarit. Sidoqoftë, edhe Chelsea është i interesuar për ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit. E një tentim do ta bëjë edhe legjenda angleze, Beckham, i cili është pronar i Inter Miamit në ligën MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ronaldo mund të rikthehet në klubin e fëmijërisë, në Sporting, por nuk përjashtohet mundësia që të zbarkojë përtej Atlantikut për t’i kaluar vitet e fundit të karrierës. Gjithsesi, “CR7” do të vendosë për të ardhmen vetëm pas eksperiencës që do ta ketë në Kupën e Botës, e cila do të nisë këtë të diel.

(Kosova Sot Online )