
Lexoni edhe:
Akuzohet për mashtrim, futbollisti norvegjez dënohet me 14 muaj burg
Wolfsburgu ka dërguar skautë në ndeshjen e fundit të këtij viti të Luzernit për ta vëzhguar nga afër Ardon Jasharin. Sipas tabloidit gjerman “Bild”, klubi gjerman, së bashku me rivalin Hoffenheim, i kishte prezentë zyrtarët e tij në fundjavë për ta parë Jasharin në duelin e fundit para se të grumbullohej me Zvicrën për Botërorin e Katarit,transmeton "Kosova Sot Online".
Akuzohet për mashtrim, futbollisti norvegjez dënohet me 14 muaj burgLexoni edhe:
20 vjeçarit iu shpërblye paraqitja e shkëlqyeshme me ekipin zviceran për ta fituar një ftesë nga selektori Murat Yakin për “Katar 2022”. Ai ishte zgjedhur lojtari i muajit shtator në ligën elitare zvicerane. Lojtarin shqiptar po ashtu qe një kohë është duke e vëzhguar edhe Arsenali. Krahas Jasharit, në Botërorin e Katarit do të marrin pjesë edhe dy lojtarë shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
(Kosova Sot Online )