Jamie Carragher: Cristiano Ronaldo e ka bërë vetëm për faktin se dëshiron të largohet nga Manchester United.

  • S.A /
  • 16 November 2022 - 16:22
Jamie Carragher: Cristiano Ronaldo e ka bërë  vetëm për faktin se dëshiron të largohet nga Manchester United.

Jamie Carragher ka thënë se Ronaldo dëshiron të largohet “gratis”, prandaj edhe  Man Utd duhet ta lërë të lirë të largohet. Madje, Jamie Carragher thotë se Cristiano Ronaldo e ka bërë tërë këtë rrëmujë për faktin se dëshiron që përfunimisht të largohet nga Manchester United. Po ashtu, Ikona e Liverpoolit shton se ylli portugez e kërkon largimin “gratis”, ndërsa i këshillon “Djajtë e Kuq” që ta lirojnë atë qysh në janar, nëse duan ta nisin një epokë të suksesshme, transmeton "Kosova Sot Online".

“Në verën që shkoi i ka thënë klubit se dëshironte të largohej, se ky është futbolli dhe se gjërat e tilla ndodhin shpesh. Por, nuk kishte ofertues, ndoshta shkaku i rrogës së tij të lartë apo edhe çmimit të kërkuar nga ‘Djajtë e Kuq’. Mendoj se ai e di mirë që e njëjta gjë do të ndodhte edhe në janar, por edhe në verën e ardhshme dhe për këtë arsye është duke kërkuar që ta përjashtuar apo për ta larguar pa pagesë. Mendoj se Man Utd duhet të veprojë kështu nëse dëshiron ta rindërtojë një të ardhme të suksesshme”, u shpreh Carragher, i cili aktualisht është opinionist në “Sky Sports” në Angli.

(Kosova Sot Online )