Ditë e nxehtë e Futbollir kosovar, sot zhvillohen 14 duele në Kupën e Kosovës

  • S.A /
  • 17 November 2022 - 09:06
Ditë e nxehtë e Futbollir kosovar,  sot zhvillohen 14 duele në Kupën e Kosovës

Sipas kalendarit të ngjarjeve soportive, sot zhvillohen 14 duele në Kupën e Kosovës.Superliga nuk do të luaj, por adhuruesit e futbollit kosovar do të mund t’i shohin ndeshjet e Kupës së Kosovës.

Tanimë të gjitha klubet i dinë kundërshtarët në kuadër të 1/16 së finales, derisa sot do të zhvillohet hiq më pak se 14 duele.

Dueli më interesant  është ai mes Vëllaznimit dhe Prishtinës pasi bëhet fjalë për dy skuadra të mëdha dhe që kanë pasur gjithmonë rivalitet. Llapi pret Vllazninë e Pozhoranit, ndërsa Dukagjini i Klinës luan përballë Rilindja 1974. Do të ketë derbi kuqezi mes Drenicës dhe Flamurtarit, Ferizaj përballet me Beharin, derisa Malisheva luan në udhëtim te Ramiz Sadiku. Gjilani përballet me Trepçën, ndërkohë skuadra tjetër mitrovicase Trepça ’89 pret Kikën.Përveç ndeshjeve Drita – Liria dhe Phoenix – Ballkani, që luhen më 23 dhe 24 nëntor, të gjitha ndeshjet e tjera zhvillohen sot me fillim në orën 12:00.

Ky është orari i ndeshjeve:

E enjte, 17 nëntor, ora 12:00
Llapi – Vllaznia Pozhoran
Vëllaznimi – Prishtina
Dukagjini – Rilindja 1974
Prizreni – Istogu
Feronikeli ’74 – 2 Korriku
Vushtrria – Drenasi
Vjosa – Ulpiana
Drenica – Flamurtari
Behari – Ferizaj
A&N – Rahoveci
Fushë Kosova – Arbëria
Ramiz Sadiku – Malisheva
Trepça ‘89 – Kika
Trepça – Gjilani (ndeshja luhet në Gjilan)

E mërkurë, 23 nëntor, ora 12.00
Drita – Liria

e enjte, 24 nëntor, ora 12.00
Phoenix – Ballkani

(Kosova Sot Online )