Cavani: Shpresoj që Napoli ta fitojë titullin këtë sezon

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 20:42
Cavani: Shpresoj që Napoli ta fitojë titullin këtë sezon

Ish-sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani thotë se Napoli është 'pjesë e zemrës sime' dhe beson se ata e kanë në vete që të shkojnë deri në titullin e Serie A. 35-vjeçari u largua nga Napoli për Paris Saint-Germain, por shënoi 104 gola në 138 paraqitje për Partenopei. 

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, urugjuani rrëfeu kohën e tij në Napoli dhe aventurën e tij të re në Spanjë me Valencia-n e Rino Gatusso:

Napoli është një pjesë e zemrës. Për shumë arsye: e kaluara, por edhe e tashmja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Dy djemtë e mi të parë, Bautista dhe Lucas, kanë lindur atje, ata janë 9-të 11 vjeç, luajnë futboll dhe sigurisht që brohorasin Napolin.

(Kosova Sot Online)