Lionel Messin e pret edhe një rekord i madh në Kupën e Botës, nëse shkon deri në finale me Argjentinën

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 12:53
Lionel Messin e pret edhe  një rekord i madh në Kupën e Botës, nëse shkon deri në finale me Argjentinën

Lionel Messi ka edhe një shans historik për të krijuar histori të re në Kupën e Botës në Katar, dhe jo vetëm duke e fituar turneun. Nëse Argjentina kalon në finale dhe ai luan në çdo ndeshje, 35-vjeçari do të shkruante rekord me 26 paraqitje në Kupën e Botës, transmeton "Kosova Sot Online". 

Në një rast tjetër, Messi së paku mund të barazojë rekordin e 25 paraqitjeve në këtë turne, që mbahet nga Lothar Matthaus i Gjermanisë. Matthäus luajti në pesë turne radhazi midis viteve 1982 dhe 1998, teksa regjistroi tri paraqitje në finale dhe ishte fitues i një Kupe të Botës.

Këtë vit, Messi do t’i bashkohet futbollistëve që janë paraqitur në pesë Kupa të Botës, së bashku me Cristiano Ronaldon e Portugalisë dhe dyshen e Meksikës, Andres Guardado dhe Guillermo Ochoa. Fitimi i Kupës së Botës me Argjentinën do të ishte padyshim kulmi i karrierës së shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.

(Kosova Sot Online )