Vendimi zyrtar i FIFA-s: Ndalohet shitja e pijeve alkoolike në të gjitha stadiumet dhe rreth tyre Katar

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 14:06
Vendimi zyrtar i FIFA-s:  Ndalohet  shitja  e pijeve alkoolike  në të gjitha stadiumet  dhe rreth tyre Katar

 

FIFA ka njoftuar zyrtarisht për vendimin e ndalimit të shitjes së pijeve alkoolike,  përveçse në zonat e veçanta për tifozët, gjatë Kampionatit Botërot të Katarit 2022, transmeton "Kosova Sot Online.

“Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në ‘FIFA Fan Festival’, destinacione të tjera tifozësh dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetrat e stadiumit të Katarit të Kupës së Botës 2022. Nuk ka asnjë ndikim në shitjen e Bud Zero i cili do të mbetet i disponueshëm në të gjitha stadiumet e Kupës së Botës të Katarit.

Autoritetet e vendit pritës dhe FIFA do të vazhdojnë të sigurojnë që stadiumet dhe zonat përreth të ofrojnë një përvojë të këndshme dhe të respektueshme  për të gjithë tifozët. Organizatorët e turneut vlerësojnë mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të AB InBev për angazhimin tonë të përbashkët për t’u kujdesur për të gjithë gjatë Kupës së Botës FIFA Katar 2022”, thuhet në njoftimin e shtëpisë më të madhe të futbollit.

(Kosova Sot Online )