Ndryshime në listën e Spanjës, në ekip futet edhe Baldeni i Barcelonës

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 16:16
Ndryshime në listën e Spanjës, në ekip futet edhe  Baldeni i Barcelonës

Ekipi i kombëtares spanjolle po i bënë përgaditjet e fundit finale për Katarin 2022, që fillon këtë të diele. Pasi Jose Gaya do t’i mungojë Spanjës në Kupën e Botës, Luis Enrique ka zgjedhur tashmë zëvendësuesin e tij.

Përzgjedhësi i Spanjës e ka ftuar mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Balde, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kombëtarja spanjolle njoftoi zyrtarisht këtë të premte për këtë ndryshim në listë.

Balde më herët ishte i ftuar vetëm te Kombëtarja U21. Ai nuk ka regjistruar asnjë paraqitje zyrtare me Kombëtaren A.

19-vjeçari bëhet futbollisti i tetë i Barcelonës që do të luajë me Spanjën në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Eric Garcia, Jordi Alba, Sergio Busquets, Pedri, Gavi, Ansu Fati dhe Ferran Torres ishin futbollistët e ftuar më herët nga Enrique. 

(Kosova Sot Online )