Mungesa e Messit në ushtrime krijon "tërmet" në kombëtaren e Argjentines

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 10:06
Mungesa e Messit në ushtrime krijon

Lionel Messi raportohet se nuk stërviti me pjesën tjetër të skuadrës së Argjentinës të premten, duke ngritur kështu dyshime për gjendjen e tij fizike. Messi nuk mungoi i vetëm, ishin  edhe katër yjet tjerë nuk u stërvitën dje me ekipin.

Sipas “L’Equipe”, argjentinasi ishte përfshirë në disa stërvitje në palestër në ambiente të mbyllura, tre ditë larg ndeshjes hapëse të Argjentinës në Kupën e Botës kundër Arabisë Saudite, transmeton "Kosova Sot Online ".

14 lojtarë dhe tre portierët u përfshinë në seancën kolektive, përfshirë lojtarët që kanë pësuar dëmtime ose goditje, si Lautaro Martinez, Paulo Dybala, Papu Gomez dhe Marcos Acuna.

Nga ana tjetër, Messi, Angel Di Maria, Rodrigo De Paul, Leandro Paredes dhe Nicolas Otamendi nuk ishin të përfshirë në stërvitje.

Seanca stërvitore në Universitetin e Katarit, kampi bazë i Argjentinës gjatë turneut, u zhvillua para pothuajse 400 gazetarëve nga e gjithë bota.

Përveç me Arabinë Saudite, Argjentina në Grupin C do të përballet edhe me Meksikën e Poloninë.

(Kosova Sot Online )