Ndalimi ibirrës në Kupën e Botës, Infantino thotë se tifozët mund të mbijetojnë edhe pa birra!

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 13:12
Ndalimi ibirrës në Kupën e Botës, Infantino thotë se tifozët mund të mbijetojnë edhe pa birra!

Ndalimi i alkoolot në  "Katar 2022" është punë e kryer, vendim i prerë. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është deklaruar rreth vendimit për ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike në dhe rreth stadiumeve të Kupës së Botës “Katar 2022”, transmeton "Kosova Sot Online".

Zvicerano-italiani nuk e konsideroi këtë si ndonjë problem të madh, pavarësisht se kishte reagime të shumta nga tifozët dhe jo vetëm.

“Nëse kjo është çështja më e madhe që kemi për Kupën e Botës, atëherë unë do të jap dorëheqjen menjëherë dhe do të shkoj në plazh për t’u çlodhur” tha ai këtë të shtunë në një paraqitje për media.

Infantino gjithashtu tha se çdo vendim i marrë në këtë turne është një vendim i përbashkët mes Katarit dhe FIFA-s.

“Do të ketë shumë zona të tifozëve ku mund të blini alkool në Katar dhe fansat mund të pinë alkool njëkohësisht. Mendoj se nëse për tre orë në ditë nuk mund të pini një birrë, do të mbijetoni”, shtoi tutje shefi i shtëpisë më të madhe të futbollit.

“Të njëjtat rregulla zbatohen në Francë, Spanjë, Portugali dhe Skoci. Këtu është bërë një gjë e madhe sepse është një vend mysliman? Nuk e di pse. Ne u përpoqëm dhe prandaj ju jap ndryshimin e vonuar të vendimit. Ne u përpoqëm të shohim nëse ishte e mundur”, deklaroi Infantino. 

(Kosova Sot Online )