Benzema ende i pa vendosur për ndeshjen e parë të Francës në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 14:25
Benzema ende i pa vendosur për ndeshjen e parë të Francës në Kupën e Botës

Ylli i futbollit, Karim Benzema,   ende nuk është e qartë nëse do të luajë në ndeshjen e parë të Francës në Kupën e Botës “Katar 2022”. Pasojat nga lëndimi i mëhershëm po i ndjen akoma, transmeton "Kosova Sot Online".  Ndryshe,  kampionët në fuqi rrugëtimin për mbrojtjen e titullit e nisin më 22 nëntor, me ndeshjen kundër Australisë, transmeton "Kosova Sot Online".

“L’Equipe” ka raportuar këtë të shtunë se problemet e vazhdueshme të Benzemas nënkuptojnë se ai është ende në dyshim për ndeshjen e parë. Pasi ka luajtur vetëm 26 minuta për Real Madridin në muajin e fundit, fituesi i “Topit të Artë” po vuan nga dhimbjet në gju. Me stafin mjekësor të Francës të pasigurt për natyrën e saktë të lëndimit, është përpunuar një program stërvitor i personalizuar – Raphael Varane është lojtari tjetër që po i nënshtrohet seancave individuale. Benzema tani thuhet se po ndihet më mirë, por statusi i tij shëndetësor mbetet një enigmë, me vetë sulmuesin që ka dhënë pak detaje për shtypin kur u pyet për lëndimin. Mbetet për t’u parë nëse 34-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Australisë

(Kosova Sot Online )