Ronaldo e prodhoi skandalin qëllimisht për t’u larguar nga Juventusi dhe ikur në Manchester

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 14:34
Ronaldo e  prodhoi skandalin qëllimisht  për t’u larguar nga Juventusi dhe ikur në Manchester

Gazeta sportive italiane "Il Corriere Dello Sport”, e  ka analizuar situatën e Cristiano Ronaldos në Manchester United, duke theksuar se ylli portugez bëri të pamundurën për t’u larguar nga Juventusi dhe për t’u kthyer në “Old Trafford” vitin e kaluar. Ronaldo nuk pritet të luajë më për Manchester United. Sipas disa raportimeve nga mediat britanike, klubi po shqyrton largimin e tij pasi besojnë se “CR7” shkeli kushtet e kontratës së tij me intervistën e dhënë për Piers Morgan, transmeton "Kosova Sot Online ". 

37-vjeçari u kthye te Manchester United në vitin 2021 nga Juventusi. Ai kishte shënuar 101 gola në 134 paraqitje për skuadrën italiane, duke fituar dy tituj të Serie A, një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

Ai u largua nga Torino vetëm pak ditë para përfundimit të afatit kalimtar të verës në 2021, duke refuzuar një ofertë nga Manchester City për t’u kthyer në “Old Trafford”.

“Ronaldo gjithmonë largohet kur është i pakënaqur. Ai u largua nga Real Madridi për në Juventus kur Florentino nuk i dha të njëjtin trajtim ekonomik si Leo Messit në Barcelonë”, shkroi redaktori i “Il Corriere Dello Sport”, Ivan Zazzaroni, në edicionin e sotëm të gazetës.

“Në fillimin e sezonit të tij të katërt në Torino, ai ishte i bindur se klubi nuk mund të konkurronte më për Ligën e Kampionëve edhe po të jepte një sasi të mjaftueshme golash dhe miliona. Ai bëri të pamundurën të largohej. Nuk ishte United për të larguar Ronaldon , ishte e kundërta. Ronaldo përdori fjalën ‘tradhti’, duke folur për ambientet stërvitore të klubit, organizimin dhe dinamikën e klubit dhe klubi reagoi ashtu siç priste ylli”, shkroi tutje ai. Nga Italia, si Roma, ashtu edhe Napoli, janë duke u lidhur me transferimin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, dhe duke parë Ronaldon në dispozicion si futbollist të lirë në janar, do ta bënte më të lehtë çdo marrëveshje të mundshme për klubet e Serie A. 

(Kosova Sot Online )