Enrique e parashikon Argjentinën e Messit ndër favoritët kryesor për të triumfuar në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 14:47
Enrique  e parashikon  Argjentinën e Messit  ndër  favoritët kryesor  për të triumfuar në Kupën e Botës

Luis Enrique ka dhënë zbuluar favoritët, që sipas tij, mund të triumfojnë në Kupën e Botës “Katar 2022”. Përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës mori pjesë në një bisedë me tifozët e Spanjës në “Twitch”, që është edhe pjesë e planeve të tij për të bashkëvepruar me mbështetësit gjatë Kupës së Botës, transmeton "Kosova Sot Online". Krahas përgjigjes së pyetjeve në lidhje me ekipin e tij, Enrique dha gjithashtu mendimin e tij për ekipet tjera.

“Unë mendoj se Brazili dhe Argjentina janë favoritë. Pastaj Franca, e cila është kampione aktuale. Gjermania, Spanja, Holanda, Anglia dhe Belgjika janë gjithashtu afër”, tha ai. Ish-trajneri i Barcelonës tha se dëshirë e tij është që ta fitojë Argjentina Kupën e Botës, nëse jo Spanja. “Nëse nuk do ta fitojmë ne, unë dua që Argjentina të fitojë. Një lojtar i klasit botëror si Messi duhet të tërhiqet me një Kupë Bote, në atë që do të ishte turneu i tij i fundit”, tha Enrique.

(Kosova Sot Online )