Zbuloni historitë më të çuditshme të futbollit në botë

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 09:38
Zbuloni historitë më të çuditshme të futbollit në botë

Një burrë u hodh në një lumë plot me krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës 2010; një çift rus u ndanë pasi debatuan se kush ishte më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo; një shqiptar humbi bastin dhe gruan.

Këto janë disa nga historitë më të pazakonta që gazetari argjentinas Luciano Wernicke ka shkruar në versionin e fundit të librit të tij "Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës" (Incredible World Cup Stories), botuar në 20 gjuhë, përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës në Katar të dielën.

Wernicke i sheh ngjarjet më të rëndësishme sportive në botë nga "perspektiva të ndryshme", tha ai në një intervistë me Reuters, pasi "edhe historitë më të vogla përshkruajnë disi se çfarë është pasioni për futbollin.”

Në vitin 1994, shkroi ai, një shqiptar hyri në një vend bastesh dhe vuri si bast gruan në ndeshjen mes Argjentinës dhe Bullgarisë (sipas tij, fitonte Argjentina). Ndeshja përfundoi 2-0 për Bullgarinë, gjë që më pas çoi në humbjen e gruas së tij.

Në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, një stacion radioje ofroi dy bileta për ndeshjen finale për këdo që bënte gjënë më të çmendur për t’i marrë. Fituesi: Dikush që u hodh në një lumë me krokodilë.


(Kosova Sot Online)