Ekuadori drejt fitores, në epërsi të dyfishtë ndaj Katarit

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 18:06
Ekuadori drejt fitores, në epërsi të dyfishtë ndaj Katarit

Ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror nuk po shkon në favor të nikoqirëve.

Kombëtarja e Ekuadorit ka siguruar një epërsi të dyfishtë pas 45 minutave të para në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botëror 2022.

Ndeshja nisi për mrekulli për kombëtaren e Ekuadorit, e cila shkoi në epërsi mas 3 minutave, por goli i parë u anulua nga VAR.

Valencia gjeti golin përsëri, kësaj radhe në minutën e 16′, për epërsinë e parë të kombëtares së tij.

I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 31′, për rezultatin 0:2.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes hapëse në Botëror. Mbetet të shihet çfarë ndryshime do të bëjnë kombëtaret në pjesën e dytë. 

(Kosova Sot Online)