Pogba në rikuperim, po shërohet ngadale nga “traumat psikologjike

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 09:51
Pogba në rikuperim,  po shërohet ngadale nga “traumat psikologjike

Nëna e Paul Pogbas po thotë se ai po shërohet nga “traumat psikologjike të cilat i ka pësur kohë më parë. ”Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka “filluar një rikuperim psikologjik” nga një komplet për kidnapim dhe zhvatje, ka thënë nëna e tij, e cila gjithashtu ka mbrojtur vëllain e tij, Matthias, transmeton "Kosova Sot Online". 

Francezi do të mungojë në Botërorin e Katarit për shkak të një lëndimit dhe ende nuk ka luajtur ndeshje garuese për Bardhezinjtë prej që është kthyer nga Manchester United.

Megjithatë, muajt e fundit janë dominuar nga hetimet policore në lidhje me një përpjekje për zhvatje, e cila kishte përfunduar edhe me një kidnapim të tij nga aparamtenti në Paris.

“Paul ka filluar që të rikuperohet pak nga pak psiqikisht”, tha nëna e Pogbas, Yeo Moriba për emisionin francez Sept a Huit. “Kjo afër e ka munduar atë. Ai nuk na kishte treguar që e kishin kidnapuar. Askush nuk e dinte, vëllezërit e tij nuk ishin në dijeni po ashtu”. Vëllai i Paulit, Mathias është akuzuar se ka marrë pjesë në komplotin për zhvatje, sidomos pasi që ai postoi një video në rrjetet sociale për të treguar “të vërtetën” për vëllain e tij. Matthias ishte arrestuar, por familja e tij vazhdon të besoj që ai ishte po ashtu viktimë e kësaj bande. “Ai ishte kërcënuar, ai nuk është i tillë, e njoh atë, betohem për të”, siguroi nëna e tij. “Para se të largohem për Guinea, kam folur me të njëherë. I kam thënë që nuk është dashur ta bëjë atë video, por ndjeva që edhe ai është kidnapuar”. “Mathias është i mirë. Për mua, dy djemtë janë viktima dhe kjo me mundon. Mathias ishte manipuluar, kërcënuar…jam e shqetësuar për të, ai është djali i imë, ai nuk është i vetëdijshëm për krimin”. 

(Kosova Sot Online )