Superylli amerikan i golfit Paige Spiranac dhuron një poza sensuale për tifozët e Amerikës

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 10:59
Superylli amerikan i golfit Paige Spiranac dhuron një poza sensuale për tifozët e Amerikës

Superylli amerikan i golfit ka ndezur rrjetet sociale me pozat e saj të cilat i pa bërë publike enkas për  tifozët e kombëtares amerikane në Katar 2022, transmeton "Kosova Sot Online".

Kombëtarja e Amerikës është duke u përgatitur për të debutuar në Botërorin e 2022-ës, duke filluar nga e hëna ku do të përballen me Wales, një ndeshje kjo kryesore që nëse e fitojnë do të mund t’i dërgon ata në 1/8 e finales, me Anglinë që janë favorit i grupit. Pak para ndeshjes. Kombëtarja amerikane ka marrë një mesazh inkurajimi dhe mbështetje nga njëra prej yjeve të rrjeteve sociale.

Sigurisht, po i referohemi Paige Spiranac, ish sportistes së Golfit, e cila është bërë njëra prej influencierëve më të mëdha në SHBA në rrjetet sociale.

Ish ylli i golfit është bërë një sensacion në mediat sociale. Spiranac i ka çmendur fansat e saj me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale, një foto shumë seksi ku tregon gjoksin e saj teksa bënë tifo për SHBA që ta fitojë ndeshjen e parë në Botërorin e Katarit.

29 vjeçarja kishte veshur një bluzë të ngushtë ku tregonte asetet e saj me emrin e SHBA të shkruar në fanellën e saj. Fotot u bën virale për pak orë, derisa ajo brenda minutave mori 14000 like. “Për kë po brohoritni, në Botëror”, kishte shkruar ajo në mesazhin e saj.

Spiranac do ta mbështesë SHBA në ndeshjen e parë të tyre që luhet sonte  kundër Wales. Pas kësaj ndeshje SHBA përballet me Anglinë dhe në fund me Iranin, të tri këto ndeshje në kuadër të Grupit B.

Kjo nuk është hera e parë që Spiranac tregon mbështetje të pakushte për skuadrën e Gregg Berhalter, pasi që ajo edhe më parë kishte pozuar me fanellën e Kombëtares dhe kishte treguar pakënaqësinë e saj që nuk i pëlqen shumë, një gjë që ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj.

(Kosova Sot Online )