Gjykata Kosovare e Apelit në mbrojtje të kriminelëve të luftës, dënimi për veprat raciste të kryera në Kosovë gjatë luftës është edhe me burg të përjetshëm

Muhamet Kelmendi

  • 20 November 2022 - 16:05

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në kuadër të vendimit të nxjerrë nga Gjykata e Apelit, nëpërmjet të cilit, krimineli Goran Stanishi, nga 20 vite i ulet dënimi në 15 vite, nuk ka të dhëna konkrete mbi faktet pse u zbrit dënimi në 15 vite! Pse u ulë ky dënim? Duket se dy çështje janë prezentë: 1. Mungese e analizës adekuate të veprës penale raciste dhe gjenocidiale dhe 2. Ndikimi nga jashtë për dënim. Nuk dua të jetë asnjëra. Mendoj se fakti është te mungesa e diturisë penale për veprën e kryer.

Vepra penale e kryer nga krimineli Stanishiq është mjaftë e rëndë, një nga më të rëndat në fushën kriminale. Pse? Fakte konkrete ka. Por,nëse ky është vetëm ekzekutues, jo organizator dhe planifikues, mjafton që dënimi megjithatë të jetë me burg të përjetshëm. Dënimi me 15 vite burgim për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë është lajthitje e rëndë. Kemi sipas Kodit Penal të Kosovës vepër të karakterit racist me elemente të gjenocidit mbi një komb. Dhe, këtu dënimi është i rëndë, deri me dënim të përjetshëm me burg. I takon tash Gjykatës Supreme ta shqyrton lëndën. Është e rrugës që me mjete juridike të ankimimit të dërgohet lënda në këtë Gjykatë. Nuk duhet kurrsesi të pranohet një aktgjykim qesharak i një gjykate qesharake me gjyqtar të pa kurrizor. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".