Interi në Katar po e ndjek Marcus Thuramin

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 11:48
Interi  në Katar po e ndjek  Marcus Thuramin

Interi është duke shikuar që ta mposht konkurrencën për shërbimet e Marcus Thuram dhe për këtë ata kanë udhëtuar në Katar ku do të tenton ta arrijë një marrëveshje, transmeton "Kosova Sot Online".

Zikaltërit janë në kërkim të vazhdueshëm për ta përmirësuar sulmin gjatë muajit janar dhe e kanë identifikuar 25 vjeçarin francez si një opsion të duhur. Kontrata e Thuram me Borussia Monchengladbach përfundon në fund të këtij sezoni dhe një numër klubesh në Europë janë të gatshëm ta marrin atë.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausillo dhe nën presidenti i Interit Javier Zanetti kanë udhëtuar personalisht në Katar për t’i takuar agjentët e Thuram. Takimi i parë besohet që do të bëhet në ndeshjen e parë të Francës në Botëror gjatë ditës së nesërme.

Minchengladbach tashmë e ka pranuar se 25 vjeçari mund të largohet shumë shpejt dhe dëshirojnë që ta shesin atë për 10 milionë në janar, shifra që Zikaltërit mund t’i bëjnë lehtë me shitjen e Roberto Gagliardini dhe Robin Gosens. Interi planifikon që t’i ofrojë kontratë Thuramit në vlerë 5 milionë euro për sezon dhe ata besojnë se do të arrin një marrëveshje. 

(Kosova Sot Online )