Gareth Southgate e ngritë në qiell Harry Maguiren: Një futbollist fantastik

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 14:44
Gareth Southgate e ngritë në qiell Harry Maguiren: Një futbollist fantastik

Gareth Southgate ka plot besim në Harry Maguire dhe e ka cilësuar atë një mbrojtës me dhunti teknike të mira, i cili është i mirë me topin, transmeton "Kosova Sot Online".

Pavarësisht se ai nuk është një titullar i rregullt në Manchester United këtë sezon, trajneri i Anglisë Southgate e ka mbështetur Maguire, duke theksuar se ai ka atribute të mira ku kombinon teknikën dhe aspektin fizik të tij

“Besnikëria ndaj skuadrës vjen me kalimin e kohës – duke e njohur atë që të luash për Anglinë është më ndryshe së çdo ekip tjetër. Lojtarët duhet të jenë të gatshëm ta përballojnë këtë. Ata të cilët kanë qenë këtu më gjatë, ne e dimë çfarë mund të bëjnë. Cilat janë cilësitë e tyre? Mirë, ai (Maguire) është futbollist fantastik me topin dhe teknikisht shumë i mirë”, ka thënë Southgate para gazetarëve.

“Ai është një lider i fusiqshëm për skuadrën. Ka një fizik shumë të mirë, është i mirë në ajër – ne nuk kemi askënd në skuadër me kaq prezencë fizike së ai. Natyrisht, ai ka marrëdhënie me futbollistët e tjerë në mbrojtje të cilët po ashtu janë në dispozicion për të startuar, për shkak se e kupton që nuk ke shumë kohë të punosh dhe më shumë këto marrëdhënie krijohen gjatë një periudhe kohor që mendoj së ndihmon”.

Maguire është paraqitur vetëm në katër ndeshje si titullar këtë sezon në Premier Ligë nga Erik ten Hag por ai ia doli prapë që të ftohet në Botëror dhe mund të startojë që në ndeshjen e parë për Anglinë.

Anglia e nis sot në orën 14:00 ndeshjen kundër Iranit që menaxhohet nga trajneri i njohur Carlos Qeiroz.

(Kosova Sot Online )