Manchester United kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me Garnachon

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 17:49
Manchester United kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me Garnachon

Manchester United kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me Alejandro Garnacho.

Ylli i ‘Djajve të Kuq’, Garnacho ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2023, por ata e duan më gjatë në ekip.

Për drejtuesit e Man United 18 vjeçari cilësohet si lojtar i së tashmes dhe së ardhmes, andaj nuk duan ta humbasin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Negociatat për të vazhduar bashkëpunimin kanë filluar, por ende nuk ka diçka konkrete.

Mbetet të shihet nëse argjentinasi do pranojë kushtet e ‘Djajve të Kuq’ për të qëndruar edhe më tej në ‘Old Trafford’.

(Kosova Sot Online)