Real Madridi në udhëkryq, nuk transferon sulmues as në muajin janar

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 08:51
Real Madridi në udhëkryq, nuk transferon sulmues as në muajin janar

Në ekipin e Real Madridit janë duke e përcjellë nga afër atë çfarë është duke ndodhur me Karim Benzeman në Doha. Los Blancos besojnë absolutisht në francezin pavarësisht lëndimeve të tij të shpeshta muajve të fundit.

Mjekët kanë qenë në krah të kapitenit të skuadrës së Real Madridit gjatë tërë kohës, kështu që ata kanë ritheksuar se nuk kanë dyshime për sulmuesin në të ardhmen e afërt.

653586

Los Blancos nuk po konsiderojnë kështu që të bëjnë transferimin e një sulmuesi në janar. Besohet se kjo nuk i ka shkuar atyre asnjëherë në mendje pasi që ata besojnë se benzeman e mbulon Rodrygo.

Lëndimi, siç dihet, erdhi në një moment krucial për  francezin. Do të thotë ai do ta humbasë Botërorin, por ai nuk do të largohet nga Real Madridi. Klubi besojnë që ai do të jetë përsëri në qendër të sulmit këtë sezon dhe ai do të vazhdojë edhe sezonin tjetër të jetë pjesë e tyre.

Lodhje dhe mbingarkesë

Disa javë para se të fillojë Botërori, Benzema nuk kishte lëndime pos lodhje dhe mbingarkesë të muskujve. Ai ishte gjithmonë në kujdes të mjekëve, të cilët edhe i dhanë dritën e gjelbër të shkon në Katar.

Lëndimi i kofshës së majtë doli jashtë kontrolli, por francezi tashmë ka filluar rikuperimin. Me Botërorin që nuk është më realitet, Benzema është i fokusuar që të jetë përsëri futbollisti që ishte sezonin e kaluar.

Carlo Ancelotti e ka thënë tashmë para një jave që klubi nuk do të bëjë blerje të reja, që lojtarët e njëjtë që e kanë filluar sezonin do ta përfundojnë atë, përpos atyre që janë duke kërkuar të largohen nga skuadra.

Asgjë nuk ka ndryshuar. Derisa Real Madrid do t’i shikojnë gjërat mirë, për momentin nuk ka plan që në Bernabeu të sillet ndonjë fytyrë e re.

(Kosova Sot Online )