Campos me komplimente të mëdha për Mbappen: Është vetëm në 50 për qindëshin e potencialit të tij

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 08:59
Campos me komplimente të mëdha për Mbappen: Është vetëm në 50 për qindëshin e potencialit të tij

Franca e fillon Botërorin 2022 në Katar  të martën ku do të luan kundër Australisë, por ata duhet të ia dalin pa Benzemën, i cili mbeti jashtë turneut shkaku i një lëndimi.

Pa fituesin e Topit të Artë që nuk është i gatshëm, do të thotë se barra kryesore e ekipit do të bie mbi Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Në rastin e Mbappes, sulmuesi i PSG-së erdhi me famën e njëjtë si Lionel Messi dhe Neymar, të cilët kanë pasur një sezon shumë të mirë deri me tani. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për francezin, i cili ka shënuar 12 gola në Ligue 1 dhe shtatë në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, PSG beson që ai mund të ofrojë edhe më shumë. Së paku kështu thotë Luis Campos, që është këshilltar futbolli në kombëtaren franceze. Dyshja e njohin njëri-tjetrin shumë mirë nga koha e tyre në Monako, kur Mbappe filloi karrierën dhe bëri emër, para se t’i bashkohet PSG-së.

“Mbappe është ende në 40 apo 50 për qind të potencialit të tij”, tha Campos derisa foli për media në Portugali. “Ia them këtë çdo ditë. Ai mund të japë edhe më shumë për shkak se ai është një lojtarë që ende se ka përfunduar procesin e zhvillimit të tij”.

Mbappe, i cili ka luajtur në nivele të larta që shtatë sezone, është ende 23 vjeçar. Pavarësisht kësaj, ai tani mund ta fitojë Botërorin e tij të dytë, një gjë që e kishte arritur më 2018.

“Ka një shpejtësi të pjekurisë, që do të thotë se jo të gjithë evoluojnë me të njëjtën shpejtësi”, thotë Campos.

“Mbappe në moshën 16 vjeçare ishte zhvilluar në të gjithë nivelet. Fizikisht ai ishte shumë i fortë dhe e kuptonte lojën si një lojtar 26 vjeçar”.

(Kosova Sot Online )