Barcelona në telashe, detyrohet të zgjedh mes Messit dhe Silvas

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 09:11
Barcelona në telashe, detyrohet  të zgjedh mes Messit dhe Silvas

Barcelona vazhdon të jetë në aksion serioz, duke kërkuar  që ta përforcon sulmin e saj me lojtarë të rinj.

Barcelona pritet se do të mund të nënshkruajë ose me mesfushorin e Manchester City, Bernardo Silva apo me ish lojtarin e tyre që tani luan në PSG, Lionel Messi, raporton Fichajes, transmeton "Kosova Sot Online ".

Si Messi edhe Silva vazhdojnë të përcillen nga Barcelona që nga vera e kaluar, me klubin që shpreson të nënshkruajë më njërin në afatin e ardhshëm kalimtar.

Megjithatë, raporti thekson së për shkak të largimit të hershëm të tyre nga Liga e Kampionëve, ata nuk do të kenë burime të mjaftueshme financiare që të arrin kontratat për dy lojtarët, prandaj ata do të duhet të marrin vendim se cilin prej të dyve e duan në skuadër. 

(Kosova Sot Online )