Lionel Messi i lënduar seriozisht në kyçin e këmbës së djathtë

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 09:27
Lionel Messi i lënduar seriozisht  në kyçin e  këmbës së djathtë

 

Edhe pse Messi është stërvitur normalisht me tërë skuadrën e tij para së të fillojë turneun me Argjentinën në ndeshjen e parë në Botërorin Katari 2022, fotot tregojnë se kyçi i këmbës së djathtë të tij nuk është në gjendje të mirë.

Kyçi i yllit të PSG-së ka pasur një inflamacion, edhe pse kjo është normale për të dhe nuk lidhet me ndonjë dëmtim të ashtit apo ligamentit, kanë thënë burime të brendshme për Marca, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjatë stërvitjeve është parë që Messit i është ënjtur kyçi i këmbës së tij, gjë që po shkakton frikë të Argjentina, edhe pse lojtari ka stërvitur normalisht me shokët e tij të skuadrës.

Besohet së e ënjtura në kyçin e tij është rezultat i një fashe me xhel të ngrirë, e cila është një trajtim krimoterapie për t’ju shmangur barërave anti-inflamatore.

Ende nuk ka informacion zyrtar nga AFA (Federata e Futbollit të Argjentinës, por lojtari nuk ka treguar shenja të dhimbjes, në fakt ai e përfundoi mirë sesionin e stërvitjeve dhe pritet të jetë pjesë e formacionit të Argjentinës sot.

Kështu që, të qenit titullar në ndeshjen e parë hapëse të Botërorit në Arabinë Saudite këtë të martë në stadiumin Lusail është e padiskutueshme. Kapiteni është gati dhe dëshiron të lërë gjurmë në tokën arabe. 

(Kosova Sot Online )