Timothy Weah ndjehet i lumtur, e ka shënuar golin e parë në një Kampionat Botëror

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 12:24
Timothy Weah ndjehet i lumtur, e ka shënuar golin e parë në një Kampionat Botëror

Timothy Weah është një futbollist që e ka përmbushur qëllimin personal, por edhe ëndrrën e babait të tij duke shënuar golin e parë në një Botëror. Ky është 22 vjeçari  i cili shënoi golin e tij të parë në Botëror për SHBA kundër Walesit diten e hënë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai është djali i legjendës së Milanit. George që për momentin është President i Liberisë e që kishte shënuar 58 gola në 147 paraqitje me Kuqezinjtë, duke fituar edhe Topin e Artë më 1995.

Pavarësisht se kishte pasur një karrierë briliante, Weah kurrë nuk ia doli të merrte pjesë në një Botëror me Kombëtaren e tij të Liberisë, prandaj siç thekson La Stampa, ai e përmbushi ëndrrën e tij përmes djalit i cili shënoi gol në paraqitjen e tij të parë në këtë garë, ku Amerika barazoi me rezultat 1-1 kundër Walesit.

(Kosova Sot Online )

 

Share Now