Messi optimistë për fitore në ndeshjen Argjentinë – Arabi Saudite

  • S.A /
  • 22 November 2022 - 13:27
Messi optimistë për fitore në ndeshjen Argjentinë – Arabi Saudite

Pritjet janë serioze  në ekipin kombëtar të  Argjentinës nga ndeshja e sontme, do ta fillojë me fitore në Botërorin e Katarit?

Botërori i FIFA-së vazhdon sot me ndeshjen e parë në orar që zhvillohet në mes të Argjentinës dhe Arabisë Saudite. Argjentina hynë në këtë ndeshje pa humbur asnjë ndeshje të vetme këtë vit, duke barazuar në një nga nëntë ndeshjet e fundit. Ata kanë një rekord të mirë kundër Arabisë Saudite, duke qenë të pamposhtur në katër ndeshjet e tyre me ta. Besohet se ata do ta fillojnë fuqishëm këtë Botëror, transmeton "Kosova Sot Online".

Arabia Saudite në anën tjetër ka vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e fundit, por vetëm njëherë kanë pësuar më shumë së një gol këtë vit. Arabia renditët e 51 Kombëtare në FIFA, por shpreson ta bëjë befasinë kundër Argjentinës sot.

Në anën tjetër Scaloni sot në sulm ka startuar me sistem 4-3-3 ku në sulm janë dyshja e njohur Lionel Messi, Di Maria dhe Lautaro Martinez.

Formacionet zyrtare:

Image

Argjentina

Image

Arabia Saudite

Ndeshja fillon në ora 11:00 në Luisal Stadium në Doha të Katarit.  

(Kosova Sot Online )